Baku 2015, zhgënjen Marqeshi

Lojrat Europiane të Bakus nuk nisën mirë për Shqipërinë. Halil Marqeshi ishte sportisti i parë shqiptar që garoi në Lojrat e Para Europiane në disiplinën e karatesë pesha 60 kilogram. Marqeshi ishte shortuar në Grupin A dhe në të treja ndeshjet humbi me rezultat të thellë përballë kundërshtarëve të tij. Në ndeshjen e parë Marqeshi u përball me italianin Maresca, që fitoi 8-0 ndaj shqiptarit, duke realizuar 1 goditje Ippon dhe 5 Yuko. Në ndeshjen e dytë Marqeshi sërish u mund nga spanjolli Matias Garcia Gomez, që realizoi 3 goditje Ippon dhe 1 Yuko ndaj shqiptarit.

Ndërkohë që në ndeshjen e fundit, Marqeshi u përballe me karateistin vendas, Firdovski Fazaliyev, që fitoi 6-0 falë dy goditjeve Ëazari dhe 2 Yuko ndaj shqiptarit, që nuk arriti asnjëherë të godasë kundërshtarët e tij në të treja ndeshjet.

SHKARKO APP