Humor për Kokëdhimën/O Qarku i Vlorës me vulë, ç’e bëre Koço hajdunë?

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Kokëdhimës në rrjet kanë nisur të qarkullojnë dhe vargjet tipike vlonjat për deputetin e Jugut.

***

Moj Piqeras e Himarë,

Kishe një levend të parë

Koçon që e bënë firarë

Nuk i lanë llaf pa e sharë.

O qarku i Vlorës me vulë

Ç’e bëre Koço Hajdunë

Kushtetusja i vu drunë

I tha, ik, se s’je për punë

Gjirokastër e Sarandë,

Naft’ e Ballshit dhe Himarë,

Koçua atje do vijë prapë

Siç ishte, do jetë i parë!

Marrë nga Maçoku i Zi

SHKARKO APP