Balfin Group investon mbi 300.000 m2 sipërfaqe ndërtimi në fushën e turizmit elitar në Shqipëri

 

Grupi Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe nga më të fuqishmit në Ballkan shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri.  Nga kjo sipërmarrje janë ndërtuar me sukses rreth 200,000 mije m2 sipërfaqe ndërtimore që përfshin ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare por njëkohësisht edhe ndërtime cilësore dhe të përballueshme për qytetarët.

Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale. 355,000 jane metrat katrorë të ndërtuara nga ky Grup në këtë drejtim duke realizuar me një sukses të padiksutueshëm ndërtimin e qendrave më të mëdha tregtare në Shqipëri (TEG  mbi 95,000 m2 dhe QTU), qendrën më të madhe tregtare në Shkup me Skopje City Mall 93,000 m2, parkun e vetëm logjistik Tirana Logistic Park me mbi 45,000 m2, miniera mbi 15,000 m2 etj.

Por jo vetëm kaq. Balfin Group ka investuar gjithashtu në mbi 10.000m2 në hapësirë  të blertë (tokë bujqësore) me një plan zhvillimi dhe ndërtimi 5 herë më të madh se ai ekzistues.

Por risia e investimeve është Turizmi. Nisur nga suksesi i ndërtimit në të gjitha fushat dhe duke ruajtur nje standard të hapësirës së ndërtuar, viti 2015, e gjen  Grupin Balfin të përqendruar për investime në ndërtime për qëllime turistike dhe në mënyrë të veçantë atij elitar dhe të luksit. Mbi 305,000 m2 sipërfaqe po ndërtohen nga ky Grup i cili është fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri sic janë Gjiri i Lalzit dhe Palasa. Gjiri i Lalzit përfshin një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 250,000 m2 duke përfshirë komplekset Lalzit Bay dhe Lalzi by the Sea Luxury Villas. Në Palasë Grupi Balfin ka filluar ndërtimin e një Resorti Luksoz me një sipërfaqe prej rreth 45,000m2 në një stil dhe cilësi të panjohur më parë në Shqipëri. I ndodhur në një nga vendet më të bukura të bredgdetit te Jugut, aty ku bashkohen dhe ndahen njëkohësisht deti Jon dhe Adriatik, ky Resort përmban vila elitare, vila individuale, vila dyshe, një hotel luksoz në qendër të resortit, si dhe facilitete të shumta.

Grupi Balfin synon që në të ardhmen të fokusohet më shumë në ndërtimin për qëllime turistike dhe kryesisht elitare duke ofruar si në çdo fushë tjetër të investimeve cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP