Balla-Berishës: Asnjë ministër i vendeve të BE nuk është pezulluar nga detyra, kanë dhënë dorëheqjet

Kreu i prupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përgënjeshtruar Sali Berishën, duke thënë se ka shpërndarë informacion të pasaktë për të justifikuar pezullimin e ministrave në vende të tjera të Europës, pasi kreu i PD, Sali Berisha publikoi një listë me emra të ministrave që janë pezulluar gjatë hetimeve në vendet e BE. Në disa raste të cituara prej tij Berishës të cilit Balla i referohet me ‘Bufi i Kënestës’, zyrtarët e përmendur nuk kanë qenë më ministra në momentin e vendosjes së masave, ndërsa në raste të tjera nuk ka pasur kurrë pezullim detyre, por dorëheqje.

Postimi i Taulant Ballës

Ja si i gënjen qorrat që e ndjekin pas Bufi i Kënetës, i cili papritur na është shfaqur si avokati më i flaktë i kënetës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bufi Fake News: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vërteta: Ministër deri në 24 qershor 2014 u vendos në një masë kufizimi në qershor 2015 kur nuk ishte ministër

Bufi Fake News: Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve.

E vërteta: Elena Udrea ka mbajtur postin e ministrit deri në 2012 ndërkohë që akuzat ndaj saj janë ngritur në 2015. Asnjë lidhje me çështjen e pezullimit të një ministri në detyrë.

Bufi Fake News: Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive.

E vërteta: Darius Valcov dha dorehëqjen dhe ndaj tij s’ka pasur asnjëherë masë pezullimi të detyrës së ministrit.

Bufi Fake News: Italia. Nunzia De Girolamo. U detyrua të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.

E vërteta: Ka dhënë dorëheqjen. Asnjë masë pezullimi ndaj saj si ministre

Bufi Fake News: Franca. Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit.

E vërteta: Ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është pezulluar kurre si minister.

Bufi Fake News: Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë.

E vërteta: Deri në 1998 kur mbajti poste ministrore nuk u akuzua kurrë dhe aq me pak ndaj tij nuk u mor ndonjë masë pezullimi gjykate

Bufi Fake News: Tjetër. Belgjika. Willy Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes.

E verteta: Ne 1995 parlamenti Belg votoi për t’i hequr imunitetin dhe me pas u procedua penalisht. Asnje pezullim i llojit shqiptar.

Bufi Fake News: Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve.

E vërteta: Nuk ka pasur asnjë vendim pezullimi te detyrës së ministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?