Balla ironizon Foltoren e PD para Kryeministrisë: Nga krushq në dasmë në festë datëlindjeje
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi sërish me nota tallëse ndaj Foltores së opozitës të zhvilluar këtë të hënë përballë Kryeministrisë. Balla ka ironizuar pjesëmarrjen në protestë, duke e krahasuar atë me një histori që, sipas tij, ka kaluar nga “dasma” te “fejesa”, e më pas ka mbetur vetëm me “njerëzit e shtëpisë”. ”Eh si vajti kjo punë!? Po qeshnim me atë historinë e krushqve në dasëm në fillim. Pastaj krushqit erdhën për fejesë. Pastaj ngelën vetëm njerëzit e shtëpisë dhe hyzmeqarët. Sot e “thanë” vetë. Qenkan mbledh për ditëlindje”, shkruan Balla, duke e shoqëruar reagimin me emoji ironike.
KOHA JONË SONDAZH

