Balla: Mund të ngremë edhe më lart dinjitetin e ish-ushtarakëve

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla zhvilloi një takim elektoral me anëtarët e shoqatës së ish-ushtarakëve të Elbasanit të cilët sipas Ballës në të kaluarën kanë kryer një nga profesionet më të vështira. Balla e nisi fjalën e tij me një ndjesë që nuk kemi mundur në këtë tre vjet e gjysëm të qeverisjes tonë t’i rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur ish ushtarakëve në këto 25 vite.

 “Më lejoni ta them prej fillimit, ne jemi shumë të detyruar ndaj jush për tju shprehur mirënjohjen e vazhdueshme për mbështetjen që i keni dhënë PS-së dhe unë dua ta them që ende nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi mundur në këtë tre vjet e gjysëm të qeverisjes tonë t’i ofrojmë dinjitetit të nëpërkëmbur në këto 25 vjet të ish-ushtarakëve. Nuk e kemi ngritur ne ende statusin e ish-ushtarakut aty ku do të kishim pasur dëshirë të ishte, por të gjithë duhet të kuptojmë se ne në 2013 gjetëm një Shqipëri, e cila për nga financat nëse do ta kishte pushtuar dikush, një ushtri e huaj do ta kishte lënë me financa më të mira se financat që ne e gjetëm, se të paktën nuk do na kishte lënë borxhe.”

 Duke u ndalur tek skema e pensioneve deputeti Balla tha se në 2013 pensionet shqiptare për shkak të keq qeverisjes ishin në pikën e tyre më kritike.

 “Skema e pensioneve ishte e falimentuar, hapi i parë që hodhëm ishte më i rëndësishmi, rifutja në skemën e pensioneve të 200 000shqiptarëve që ishin në punë, po nuk paguanin sigurime shoqërore, ishin skllevër. Jo vetëm që ndihmuam ato 20 000, që futen në skemën e sigurimeve shoqërore, por ndkikuan tek pensionistët e tjerë sepse raportin e kemi çuar 1.7 që punojnë me 1 në pension, duhet të shkojë në minimalisht 3.4-3.5 sa është minimalja e lejuar për të garantuar një sistem pensionesh të qëndrueshëm. Kjo kërkon sakrificë, një ekonomi të fortë, por më shumë se kaq kërkon një qeveri të besueshme”

 Në përfundim të fjalës së tij kryesuesi i listës së Elbasanit, Balla u tha ish ushtarakëve

Gjatë bashkëbisedimit me ish ushtarakët, ishte një nga drejtuesit më të hershëm të PD, Z. Petro Marko i cili e vlerësoi maksimalisht Reformën në Drejtësi duke kërkuar që ajo të nisë zbatimin sa më parë.

 “Kam marrë pjesë që në fillim dhe kam themeluar degën e parë të PD dhe u luftova.  Vettingu duhet të parashikojë edhe tradhëtinë, jo vetëm çfarë kanë grabitur, por çfarë kanë tradhëtuar. Ne jemi qeverisur nga tradhëtarë kombëtarë. Unë kam 15 vjet që nuk kam votuar se u persekutova nga ai regjim, u persekutova nga ajo që mendova se do shpëtoja. por tani e kuptova dhe e kam ndjek me vëmendje Edi Ramën, PS, jeni në rrugë shumë të drejtë, vazhdojeni dhe do fitoni sezbën. Balla: Kur e thotë një themelues i PD në Elbasan”

SHKARKO APP