Balla: Në fund të dhjetorit Elbasan-Tiranë mbaron përfundimisht
Kreu i listës së kandidatëve të Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan, ka thënë se autostrada Elbasan-Tiranë do të mbarojë përfundimisht në dhjetor.
“Autostrada Elbasan-Tiranë nuk ishte e vetmja rrugë e lënë rrugëve nga qeverisja e mëparshme, por ishte rasti më flagrant i një aksi të rëndësishëm, i ndërtuar pa projekt dhe pa studim gjeologjik.
Na u desh t’i bënim studimin kësaj rruge, na u desh të merrnin një tjetër kredi dhe këto ishin arsyet e vonesës.
I informova banorët e lagjes “Vullnetari” se në 9 Qershor hapet njëri kah i lëvizjes dhe deri ne fund të Dhjetorit kjo rrugë mbaron plotësisht.
Shumë është bërë, akoma më shumë mbetet për t’u bërë për #ShqipërinëQëDuam????
me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?”, tha Balla.