Balla: Ne kemi edhe timonin edhe destinacionin
Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorë të fshatit Funarëz në Bashkinë e Librazhit nga ku u shpreh i bindur se PS do të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 Qershorit pasi ka timonin, destinacionin dhe timonierin e duhur për të drejtuar Shqipërinë.
Balla më tej vuri theksin tek investimet që janë bërë këto 3 vite nga qeveria në zonën e Cermenikës duke u ndalur tek rruga që lidh këtë zonë me Librazhdin, një kërkesë e kahershme e banorëve.
“Zona e Cermenikës, jo pa shkak ka qenë zona e cila kapërfituar më shumë investime nga të gjithë zonat e Librazhdit qoft të për nga vlera, qoftë për nga lloji I investimeve. Më shumë shkolla kemi investuar në Cermenikë, më shuumë kanale vadditëse kemi investuar në Cermenikë, më shumë para për rrugë dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe ky është vetëm fillimi. Nuk kemi parë gjë akoma.
Unë dua të them shumë qartë që ne I kemi të dyja, edhe timonin dhe destinacionin dhe kësaj radhe në këto zgjedhje, populli shqiptar do t’ja besojë timonin vetëm Edi Ramës se vetëm Edi Rama mund të na cojë ne në destinacionin e duhur dhe më shpejt sesa kemi eur deri tani.
Mjaft ka humbur Shqipëria kohë, mjaft ka humbur Cermenika kohë, mjaft ka humbur Librazhdi kohë.”
Bashkëbisedimit të Z. Balla me banorët e Funarezit ju bashkua edhe kryetari i PD së zones Xhevdet Balliu i cili, pavaresisht bindjeve politike falenderoi qeverinë shqiptare për këtë investim kaq të rëndësishëm dhe kaq të shumëpritur.
“Unë dua t’ju uroj suksese, hajër qoftë rruga. Opozita është opozitë. Ju uroj suksese me gjithë zemër, pa përkatësi dhe parti, për ne të gjithë është clirim rruga”
Balla tha më tej se, edhe pse Cermenika ka qenë një përfituese e investimeve të qeverisë shqiptare, përsëri shumë më tepër do të ishte bërë nëse nuk do kishin gjetur një mal me borxhe në vitin 2013 kur morën drejtimin e qeverisë. Për këtë Balla kërkoi mbështetjen në 25 Qershor që invesimet në Funarëz dhe në të gjithë Shqipërinë të vazhdojnë.