Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në seancën plenare në Kuvend.

Për mediat, Balla tha se Berisha nuk kërkon normalitet në Kuvend.

“Sali Berisha nuk do që të flasë njeri nga të tijët. E merr fjalën 7 herë për procedurë. Ramë dakord që sot nuk do kemi diskutime të zgjatura. Dy orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Edhe pas 30 minutash, 1 ore, Sali Berisha u përpoq për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet. Seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren. Për mua, Saliu është zero. Jemi në kushtet ku ne kemi gatishmërinë të pranojmë kërkesat nga grupi parlamentar i PD, edhe grupeve të tjera parlamentare, por duhet të jenë të bazuara në rregullore”, theksoi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?