Balla përplaset me Shehajn: Je dënuar me vendim gjykate! Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve.
Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Në fund ai i tha Shehajt se u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi.
“Këtu kam një vendim të një autoriteti të Shqipërisë, i cili këtë njeri e ka dënuar me vendim të formës së prerë këtu se i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve të kësaj partisë së lodhur që fut lloj-lloj njeriu aty. Në fakt ua futi Luli, është prerje e Lulit ky dhe jo e Saliut. Nuk ka faj Saliu për këtë, është e vërtetë, është prurje e Lulit ky. Unë këtu e kam vendimin, të ftoj ta marrësh, jo tani, herë tjetër.
Ka një vendim ku ti je dënuar dhe partia jote është dënuar për vjedhje të të dhënave personale. Aaa, e pranove! Dhe nuk po hyj te vendimi i Lapajt, sepse ai është vendim që do e kundërshtosh në gjykatë dhe kur të marri formën e prerë, të dalë tezja e Lapajt të marri fjalën dhe të flasë këtu. I ke vjedhur PD-së listën e anëtarëve, imagjino çfarë je ti? Këta të marrin të fusin qyl, e ti u vjedh të dhënat pa leje! Turp!”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

