Balla poston foto me djalin e Thaçit dhe Ramën e Prishtinës: Më të fortë kur jemi bashkë
Një protestë e madhe me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, u mbajt këtë të premte në Tiranë, ku u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat. Kështu kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar një foto me djalin e Hashim Thaçit, Endrit Thaçi dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama. ”Më të fortë kur jemi bashkë. Me Kryetarin më të mirë të Prishtinës Përparim Rama i cili po e zbukuron atë çdo ditë dhe djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, sonte në kryeqytetin e shqiptarëve”, shkruan Balla.

KOHA JONË SONDAZH

