Balla: Reforma në Drejtësi po rekomandohet në Moldavi! KLP dhe KLGJ fokus tek rekomandimet e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po rekomandohet në Moldavi. Gjatë fjalës në Kuvend, në këtë seancë plenare ku u raportua puna e KLP dhe KLGJ, Balla se rezultatet e SPAK në 6 vite janë më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite. Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm.

”Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë, ish-kryeministra që sot janë para drejtësisë. Kjo as nuk imangjinohej. Madje as nuk pranonin që të shkonin para prokurorit. Shqiptarët i besuan qeverinë PS-së, dhe në 22 korrik 2016, 140 deputetë në këtë sallë, kanë votuar këtë Kushtetutë ku është ngritur drejtësia e re. Më mire djepi bosh, sesa shejtani brenda zonja Jozefinë dhe ‘shejtanët e drejtësisë’ shumica e tyre janë larguar”, tha Balla. Nga ana tjetër, Balla i bëri thirrje KLP-së dhe KLGJ-së, duhet që të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit. Sipas tij, rekomandimet e Kuvendit, nuk janë adresuar nga dy institucionet e drejtësisë.

”Unë besoj se KP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Ndonjëherë konstatoj me keqardhje se na përsëritën vit pas vit, të cilat nuk janë adresuar. Mos harroni që detyrat që lë Kuvendit, zonja dhe zotërinj të KLP-së dhe KLGJ-së, rekomandimet e Kuvendit, i cili është institucioni më i lartë në këtë vend, duhet të thoni edhe pse nuk janë adresuar çështjet që Kuvendi iu lë detyra. Nuk e zgjedhim ne kryetarët e gjykatave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?