Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali: Mirel Bratko luan një rol të rëndësishëm për shqiptarët

Kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.

Balla shprehu vlerësimin gjatë takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shërbyer dhe vijon t’u shërbejë çdo ditë bashkatdhetarëve në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar në këtë rajon.

”U takova sot me një aktivist të palodhur të diasporës shqiptare në Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shërbyer dhe u shërben çdo ditë bashkatdhetarëve dhe luan një rol të rëndësishëm një në promovimin e komunitetit shqiptar në rajonin e Veneto”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?