Balla takon ambasadorin Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, projektet e bashkëpunimit dhe mbështetja e vijueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i partneritetit mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe nismave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. ”Gjermania renditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?