”Ballisti” bëhet me djalë

Ismail Morina prej 3 muajsh qëndron i burgosur në Dubrovnik të Kroacisë, në pritje të vendimit për t’u ekstraduar në Serbi. Familja e tij është shtuar, pasi Ballisti është bërë baba me një djalë, transmeton Opinion.al.

Mësohet se djali i porsalindur do të mbajë emrin Flamur në respekt të gjestit të babait në Beograd, në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Familjarët e tij konfirmojnë se djali i ”Ballistit” gëzon shëndet të mirë dhe lajmi i ka shkuar edhe atij në burg.

SHKARKO APP