Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka folur sot për herë të parë në Kuvend lidhur me hetimin nga SPAK.
Balluku mori fjalën, opozita braktisi sallën, megjithatë, ajo iu drejtua duke thënë se vetë opozita është me dy standarde për SPAK-un.
Sa i përket hetimit ndaj saj, Balluku tha se kurrë nuk do të flasë kundër drejtësisë, derisa të jepet fjala e fundit nuk do e komentojë.
“Dëshiroj të them disa fjalë që ua kam borxh qytetarëve që më kanë besuar e përfaqësuar. Duhet të them disa fjalë jo për aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtra të thëna me bollëk. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza dhe sharje për drejtësinë e re, as kur prekem personalisht. Besoj se kjo drejtësi e re është produkt i vullnetit politik të PS dhe është duke kryer detyrën.
Nuk do më dëgjoni kurrë të merremi me prokurorë e gjyqtarë. Nuk do prononcohem për çështje nën hetim. Derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo. Unë dhe kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi, edhe kur prekemi personalisht. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti ndaj nuk kam asnjë koment. Çështja qëndron se ju, të nderuar opozitarë, që më ndiqni nga kafja e parlamentit në këto momente, keni dy standarde për reformën në drejtësi dhe SPAK-un. Kur SPAK thërret Saliun, ju luani kukafshehthi me zarfin. Zarfin që pret populli shqiptar për drejtësi për vrasje shtetërore, atëherë SPAK ndikohet nga Rama”, tha Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

