Balluku në Novoselë: Po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për familjet dhe bizneset e prekura

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkuar në Novoselë të Vlorës për të parë nga afër problematikat e shkaktuara nga përmbytjet. Balluku bëri të ditur se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për familjet dhe bizneset e prekura nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq.

Balluku njoftoi se nesër në orën 08:30 do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit Ndërqeveritar të Emergjencave, ku do të ketë edhe një adresim nga Kryeministri, jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për procesin e dëmshpërblimit, i cili është thelbësor për familjet dhe bizneset e prekura.

“Kryeministri së bashku me ministrin e Financave, janë duke projektuar një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu dhe për banesat. Nesër në 08:30 do ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritare, ku do të bëhet edhe një adresim i kryeministrit jo vetëm për zgjidhen e situatës, por edhe dëmshpërblimet që janë të rëndësishme për familjet dhe bizneset e prekura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sistemi energjetik ka parformuar maksimalisht, pavarësisht kushteve atmosferike shumë të vështira. Nuk kemi pasur ndërprerje të gjatë, por kanë qenë momentale. Në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme”, tha Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?