Balluku publikon pamje nga punimet: Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë po merr formë dita-ditës

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë pamjet nga rruga e re Elbasan – Qafë Thanë.

Punimet vijojnë në këtë aks shkruan Balluku, duke thënë se tashmë në fazën II janë përfunduar 70% e punimeve.

“Rruga e re Elbasan – Qafë Thanë po merr formë dita-ditës! Në fazën e dytë janë përfunduar 70% e punimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik tashmë janë ndërtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë po ecim me ritme të shpejta në formimin e trupit të rrugës. 80% e trasesë është hapur dhe po punohet me shtresat rrugore, ku ka përfunduar aplikimi i konglomeratit bituminoz dhe binderit”, shprehet Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?