Bamir Topi marton vajzën, këngëtari suprizë nga Italia

Etida Topi, vajza e dytë e ish-presidentit Bamir Topi do të kurorëzojë në fundjavë dashurinë e saj me djalin e një biznesmeni.

Revista “Bordo” ka mësuar se ceremonia nisi të mërkurën në mbrëmje, fillimisht me një festë me miqtë e çiftit, ndërsa në fundjavë do të mbahet ceremonia zyrtare e martesës. Mbrëmja e djeshme me miq u mbajt në ambientet e një prej hoteleve më të njohura në kryeqytet.

Nuk dihet nëse edhe kjo ceremoni pati shumë të ftuar, ashtu si edhe dasma e vajzës së madhe, Nada, apo ishte një festë më private, por, siҫ shkruan “Bordo”, mes emrave të këngëtarëve që kanë performuar në mbrëmje, ka qenë edhe Marsela Çibukaj.

Një tjetër emër i njohur i muzikës, që pritet të perofrmojë në ceremoninë e fundjavës është, Albano Carrisi. Ai vjen për të dytën herë në familjen Topi, pasi ka qenë i pranishëm edhe në dasmën e vajzës së madhe, dy vjet më parë.

Etida Topi dhe djali i biznesmenit, Luan Bregasi, janë në lidhje prej disa vitesh, madje ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dy vjet më parë, në qershor të 2014-ës, vajza e madhe e ish-Presidentit, Nada Topi, lidhi kurorën me Gurten Papulin, djalin e biznesmenit Agron Papuli.

a337107678846b4d362a02bc2da5abad

SHKARKO APP