Banda e Tritolit, mbyllen hetimet

 Dosja penale ndaj 7 të pandehurve, te akuzuar për dy vrasje dhe 3 atentate, dy prej të cilëve me eksploziv në Vlorës dhe Tiranë ka  vënën nën akuzë: Julian Sinanaj, si vrasës me pagesë, Ndriçim Gjokona, si ndihmës i Sinanajt dhe personi, që gjente mjetet dhe armët, me të cilat kryheshin ekzekutimet. Për këtë akuzë gjykohet edhe Alban Mexhaj, i cili i ka shitur dy pistoleta Julian Sinanajt. Si porositës të vrasjeve janë edhe dy kushërinjtë e tij, Andon dhe Genis Mëhillaj. Në këtë rol kriminal të bandës që ndodhet pas hekurave do të gjykohet edhe biznesmeni Ilir Karçini dhe i arrestuari Marjon Mitro.

Dosja

Dosja voluminoze është tashmë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gjithçka nisi pas konfliktit mes vrasësit Julian Sinanaj dhe ndihmësit të tij, Ndriçim Gjokona. Ky i fundit, nga frika e ekzekutimit, kërkoi ndihmë nga policia duke rrëfyer ngjarjet ku ishte përfshirë prej kohësh. Gjatë dëshmisë, Gjokona tregoi edhe planin e radhës së Julian Sinanaj, për të vrare një biznesmen gazi në Tiranë. Ishte kjo dëshmi, që çoi policinë në arrestimin e Sinanaj, pak para se të kryente ekzekutimin e radhës në janar të këtij viti. Pas prangosjes, Sinanaj pranoi të flasë, duke zbardhur disa nga veprat e  pazbuluara, qe i kishte bërë me porosi të personave që u arrestuan më pas.

Krimet

Për ngjarjen e 26 gushtit 2012, në Orikum, te vrasjes se Sokol Veizit, do të gjykohet Julian SInanaj si vrasës, dhe Ndriçim Gjokona, si ndihmës i tij. Porositës i tyre është Andon Mëhillaj. Për këtë vrasje, Mëhillaj, i kishte premtuar Sinanajt një sipërfaqe prej 1500 m2 tokë në Orikum, por pas vrasjes i kishin dhënë një apartament 60 m2 në zonën bregdetare të Vlorës. Julian Sinanaj do të gjykohet edhe si personi, që vuri eksploziv në banesë ish-deputetit të PD-së, Ardian Kollozit, më 1 qershor 2013, në Vlorë. Për këtë ngjarje, ai  ishte paguar me 3 mijë euro nga kushërinjtë, Genis dhe Andon Mëhillaj.

Edhe për vrasjen e biznesmenit Agron Çela, në 20 gushtit 2013 në Vlorë, nën akuzë është Julian Sinanaj, i cili për këtë akt ka përfituar 35 mijë euro, të cilat ia ka paguar Andon Mëhillaj. Sinanaj do të përgjigjet edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj shtetasit  J. Metushi në Vlorë. Këtë krim e ka porositur Marjon Mitro kundrejt shumës prej 20 mijë euro. Sinanaj nuk kishte pranuar ta kryente më pas vrasjen, ndaj Mitro i kishte kërkuar ndërtimin e një bombe me celular. Bombë e cila më 13 dhjetor 2013 u gjet poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Gjatë deklarimeve të tij, Mitro ka pretenduar se ishte ai personi që kishte vendos sasinë e tritolit, pasi nuk e kishte ndihmuar për të mos i prishur parkingun e lokalit në Vlorë.  I penduari i kësaj dosje, Sinanaj akuzohet edhe për vrasjen të mbetur në tentativë të biznesmenit të gazit P. Bare. Sipas akuzës, dy kushërinjtë  Mëhillaj i kanë prezantuar biznesmenit të pandehur Ilir Karçini vrasësin Sinanaj, i cili ka marr përsipër vrasjen e biznesmenit Bare. Për kryerjen e kësaj vrasje Karçini kishte paguar 150 mijë euro. Dorëzimi i Gjokonës, bëri që policia të arrestoi Sinanaj më 25 janar 2014, pak metra larg biznesmenit Bare, të cilin po e ndiqte për ta ekzekutuar. 

SHKARKO APP