Banderola “përshëndetëse” për Jean Claude Juncker, sapo erdhi në Rinas
Gjatë mbërritjes së tij dje në Tiranë Jean Claude Juncker, President i Komisionit Europian u “përshëndet” me një banderolë të opozitës.
Banderola ishte vendosur gjatë autostradës që lidh Rinasin me Tiranën.
Ka qenë deputeti i partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar në rrjetin social “facebook” fotot me banderolën ku shkruhet: “Z Junker, a shqetësohet Bashkimi Europian nga trafiku i drogës së Tahirit?”.
Juncker u prit dje në një takim nga ana e kryeministrit të vendit Edi Rama, në konferencën e përbashkët mes të dyve nuk u dha një datë përfundimtare për çeljen e negociatave.