Banditi godet brutalisht gruan, kalimtarët janë edhe më të “këqij”
Një grua po ecte normalisht në një shesh publik kur papritur bie bre e një sulmi brutal të një banditi i cili ndodhej rastësisht në rrugë.
Kamerat e sigurisë fiksuan momentin.
Viktima, e cila besohet të ishte e droguar dhe e njohur në zonë, u godit në fytyrë nga një person që u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia në Pitsburg, Pensilvani, po kërkon sulmuesin, por janë po aq të shqetësuar për atë që ndodhi më pas.
Disa shëtitës shkuan te gruaja, por në vend që të ndihmonin, morën telefonat e tyre për ta fotografuar.
Askush nuk thirri 911-n për policinë apo ambulancën.
Filmimet tregojnë të paktën 4 të rinj që i afrohen gruas së rrëzuar dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndihmuar, ndërsa njëri prej tyre besohet t’i ketë vjedhur edhe telefonin.