Banka Botërore, 1.1 miliardë dollarë kredi të butë Shqipërisë

Shqipëria i shpëton krizës, apo rënies ekonomike ku mund të përfshihej nëse nuk do të ndihmohej nga jashtë. Banka Botërore do të japë 1.1 miliard dollarë për Shqipërinë në 5 vitet e ardhshme. Ka qenë vetë Drejtorja Rajonale e kësaj banke në Tiranë, që ka parashtruar përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë planin 5 vjeçar të saj, për dhënien e kredive të buta. Tahsin Sayed tha se katër sektorë kryesorë që do të mbështeten janë : energjia, buxheti, turizmi dhe investimet në përmirësimin e klimës së biznesit. Duke përfituar nga prania e përfaqësuesve të lartë të Bankës Botërore opozita ka kërkuar të dijë mendimin e saj lidhur me reformën e qeverisë në sektorin e energjisë elektrike. Banka Botërore ka qenë një nga kredituesit e parë të qeverisë shqiptare për investimet në fushën e energjisë. Madje ajo ka asistuar edhe procesin e privatizimit të Kompanisë së Shpërndarjes dhe doli garante për qeverinë para kompanisë CEZ. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe kandidaturën e vetme të ardhur nga qeveria për anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duke paraqitur idetë e saj për përmirësimet, që nevojiten në Bankën Qendrore, Denada Prifti theksoi se element i rëndësishëm që duhet të ndryshojë janë transparenca me publikun, duke veçuar sjelljen që bankat tregtare kanë me klientët. Prifti premtoi se nuk aspiron kurrsesi asnjë post ekzekutiv në drejtimin e bankës. Ajo aktualisht punon në Komitetin e Europës, por shtoi se dy herë në muaj do të jetë e pranishme në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet në Bankën Qendrore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?