Banka e Shqipërisë: Tregu ka tepricë valute
4.6 përqind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator, raporton Banka e Shqipërisë.
Rënia e dollarit i dedikohet lëvizjes së tregjet e huaja. Mbiçmimi i lekut i bën më të lira importet dhe më të shtrenjta eksportet si ka ndikimet e veta në kreditë e marra në valutë të huaj.
Forcimi i monedhës shqiptare ka filluar që prej dy vitesh dhe po sipas Bankës Qendrore është ndikuar nga përshpejtimi i rritjes ekonomike në vend, pritjet për vazhdimin e kësaj tendence në të ardhmen dhe reduktimi i primit të rrezikut për ekonominë tonë.
Tregu ka teprice valute sipas Bankës së Shqipërisë dhe kjo ka ndikuar në mbiçmimin e lekut. Por nga ka ardhur ky fluks valute?
Banka thotë se janë investimet e huaja që kanë dhe ndikim dhe ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente, një e dhënë kjo që tregon të gjitha hyrje daljet valutore në Shqipëri.