Bankat, rol kyç në mbështetjen e projekteve
Sistemi bankar ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës gjatë vitit 2014, duke dhënë një kontribut të madh për një shoqëri më të mirë dhe mjedis më të pastër.Gjatë 2014 mbështetja ka qenë më shumë se 1 milion euro. Shoqata e Bankave te Shqiperise, prezantoi të martën në Tirane raportin e Përgjegjësisë Sociale të Koorporatës për vitin 2014, ku nder te tjera, u vlerësua kontributi i bankave në mbështetjen e projekteve sociale, ndersa te pranishem ne këtë takim kanë qenë një numër i lartë drejtuesish dhe përfaqësuesish të sistemit bankar që operojnë në vendn tonë. Bankat kanë qenë ndër të parat që kuptuan rëndësinë e integrimit të çështjeve sociale e mjedisore në biznesin e tyre, me politika të mirëfillta, përmes donacioneve, ekspertizës dhe aksioneve vullnetare në mbështetje të grupeve në nevojë.Raporti citon se, “2014 ishte një tjetër vit deçiziv. Sektori bankar është një ndër kontribuesit më të mëdhëenj në terma të parameve të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CRS). Kontributi financiar i bankave për vitin 2014 arriti në më shumë se 1 milion euro. Më shumë se 150 projekte lokale dhe organizata jofitimprurëse përfituan direkt nga programet tona dhe më shumë se 3500 punonjës, i mbështetën ata. Kjo është mënyra se si ne kombinojmë kulturën e performancës bankare me kulturën e përgjegjësisë.