Bankat rrisin kreditimin për individët

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, kreditimi i individëve ka shënuar rritje të qëndrueshme që prej vitit të kaluar, trend i cili ka vijuar edhe në muajin korrik 2016.

Në fund të korrikut, kredia për individë ishte 1.9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse të dhënat e muajit korrik nuk ishin shumë pozitive, po të kemi parasysh këtu faktorin sezonal veror.

Përgjithësisht, muajt e verës nuk sjellin volume të rëndësishme kreditimi dhe kreditimi i biznesit nis gjallërimin sidomos pas muajit shtator, bën të ditur BSH-ja.

SHKARKO APP