Bankers i përgjigjet Braçes: Çdo gjë transparente, në 10 vjet shteti ka fituar 500 mln $

 

Kompania Bankres i është përgjigjur Erjon Braçes në lidhje me akuzat pas shpërthimit të pusit të naftës, që ky i fundit i ka bërë kompanisë se nuk është transparente . Nëpërmjet një njoftimi për mediat, në emër të kompanisë, një përfaqësus i Bankers i ka treguar Braçes të gjitha procedurat e ndjekur nga kompania dhe transparencën e bërë edhe në media.

Po ashtu kompani i kujton Braçes se aty janë të punësuar mbi 2000 persona dhe se shteti shqiptar ka fituar në 10 vjet nga investimet e kësaj kombanie 500 milionë dollarë.

I Nderuar Z. Brace,

Me lejoni qe me anen e ketij komunikimi tju pergjigjem zyrtarisht ne emer te Bankers per shqetesimet qe keni ngritur ne postimin tuaj ne FB diten e djeshme.

Per se pari me lejoni qe tju bej me dije, sic e kemi theksuar edhe ne komunikimet tona zyrtare, qe shqetesimi dhe fokusi kryesor i Bankers eshte qe banoret e ndikuar nga ky incident te kthehen ne shtepite e tyre te sigurte dhe ne normalitetin e tyre te zakonshem me sigurine se incidente te kesaj natyre nuk do te ndodhin ne te ardhmen dhe se Bankers do t’i kompesoj ata.

Ne lidhje me shqetesimet tuaja; Bankers per kete incident te ndodhur ka qene shume transparente dhe nuk ka heshtur qe ne momentin fillestar te ketij incidenti.

Fillimi i kesaj fontane te hapur eshte ne oren 06:23 minuta te dates 1 prill dhe ne 06:30 am, Bankers vuri ne zbatim Planin e Gadishmerise te Emergjences, ku ne menyre te menjehershme filloj komunikimin dere me dere me gjithe familjet qe banojne ne afersi te ketij pusi per evakuimin e ketyre familjeve, u njoftuan gjithe autoritetet kompetente, si dhe publiku me nje njoftim paraprak per shtyp te bere ne oren 9:16 am (shif bashkangjitur).

Me ndihmen e Policise se Shtetit, Prefektures, etj u be e mundur evakuimi i rreth 60 familjeve deri ne oren 09:30. Ne te njejten kohe kur departamenti i maredhenieve me komunitetin bashkrendonte punen per te bere te  mundur akomodimin e te evakuarve, stafi operacinalo-inxhinjeroteknik dhe ai i shpimit duke ndjekur standartet me te larta te industries se naftes dhe praktikat e njohura nderkombetare per te tilla situata, filloj menjehere pergatitjet per mbytjen e kesaj fontane.

Qe ne momentet e para u pa qarte qe kjo fontane ishte jo helmuese sepse asnje nga sensoret e H2S, CH4 and CO te instaluar perreth vatres nuk u aktivizuan, nga matjet e menjehershme u be e mundur te indetifikohej qe gazi i cliruar ishte CO2 (Dioksid karboni). Dioksidi I karbonit (CO2) eshte nje gaz pa ngjyre, pa ere, vital per jeten ne toke dhe pjese perberese e atmosferes 0.04% (400 ppm), dhe mund te blihet ne supermarket per ata qe e pelqejn ne formen e “dry ice”.

Me lejoni t‘ju bej me dije se ne te njejten vater jane shpuar 9 puse te tjere dhe ne asnje prej tyre nuk ka pasur asnje shenje per presione mbinormale, ky ishte pusi i 10 nga e njejta vater.  Do desha te theksoja se ne historikun 90 vjecar te industris se naftes shqipetare nuk ka pasur asnje fontane te CO2. Operacionet e shpimit te ketij pusi jane bere ne perputhje te plote me standartet nderkombetare ne kete industri dhe stafi ka ndjekur me perpikmeri procedurat si para momentit te fontanes, gjate kohes se fontanes dhe mbas saj per te vene nen kontroll pusin.

Nuk ka pas, apo ka ndodhur asnjelloj shperthimi ne kete pus. Operacionet ne kete pus kane qene operacione rutine te nje pusi me presione normale, eshte perdorur solucion argjile me baze ujore dhe cimento klass G qe eshte standarte ne tere boten per puset e naftes, ndyshimi i vetem teknologjik lidhet me kontrollet automatike dhe kompjuterike, me te avancuarat qe mund te gjenden, per shpimin e puseve te naftes si dhe mundesine per te kontrolluar trajektoren e pusit dhe per te bere te mundur shpimet horozontale ne shtrese. Duhet te theksoj qe ne momentin e fontanes pusi ka qene ne nje thellesi 1437m ne pjesen e kurbuar te trajektores se pusit dhe jo ne ate horizontale, jo ne shtresat produktive, por me ceket.

Pusi u mbyt rreth ores 17:00 pm. Ne njohurit e mia nuk me rezulton qe nje fontane e hapur me grifone ne aftersi , ne historikun 90 vjecar te industries se naftes ne Shqiperise, te jete vene nen kontroll per rreth 10 ore.

Me marjen nen kontroll te pusit, Bankers ka njoftuar publikun me nje tjeter njoftim per shtyp te bere ne daten 1 prill ora 18:46 (shif bashkangjitur).

Me avancimin te marjes se plote nen kontroll te pusit per izolimin e shtreses/shtresave qe shkaktuan kete incident, Bankers ka bere nje njoftim tjeter per shtyp me date 2 prill 2014 ora 16:44 pm (gjej bashkangjit) dhe 4 prill ora 17:15 pm (gjej bashkangjit) si dhe njfotimin perfundimtar per cimentimin e kollones me date 5 prill ora 12:35pm (gjej bashkangjit).

Pra Bankers ka qene transparent dhe ka njoftuar publikun nepermjet mediave ne cdo hap te operacioneve ne lidhje me kete incident.

Dua tju siguroj qe Bankers gjate gjithe ketyre diteve ka qene ne kontakt te vazhdueshem dhe ka koordinuar me Ministrin e Energjise, Policine e Shtetit, Prefekturen, Drejtorine e Emergjencave Civile, Pushtetin Vendor, AKBN, Albpetrol, Agjensin Rajonale te Mjedisit dhe Drejtorin e Shendetit Publik, ndihma e te cileve ka qene kritike per te bere te mundur qe ky incident te maxhohej ne kete menyre.

Bankers po punon me komisionin e vleresimit te demeve te ngritur nga Prefektura per te identifikuar demet e shkaktuara dhe menyren e kompensimit, po ashtu ka filluar nje studim gjeoteknik dhe gjeofizik me specialist te ardhur nga Britania e Madhe per te pare qendrueshmerin e tokes ne pergjithese ne kete zone dhe ne vecanti perreth sejciles banese.  Nje plan i detajuar per rehabilitimin e mjedisit po ndermerret ne bashkepunim me Agjensine Rajonale te Mjedisit dhe me banoret e prekur. Shqetesimi juaj i drejte ne lidhje me keto aspekte eshte prioriteti dhe fokusi jone kryesor ne keto momente.

Besoj se Bankers eshte kompania me e audituar ne Shqiperi, aq sa ne menyre konstane ne zyrat tona ka autoritete te ndryshme te Shtetit Shqipetar qe auditojne per llogari te tyre, gjithashtu edhe nga ana tekniko-operacionale AKBN dhe Albpetrol kane akses ne cdo aspekt te operacioneve tona.

Se fundmi,por jo me pak e rendesishme,  do desha t’ju sillja ne vemendjen tuaj, kontributin e Bankers ne financat shqipetare dhe ne ekonomine tone.

Bankers ne keto 10 vite, ka bere te mundur qe me nje investim kapital prej me shume se 1.2 miliarde USD, ta kthej Patos Marinzen ne nje gjigand boteror per nga ana e rezervave te nxjerrshme. Pa kete investim, Patos Marinza do te ishte nje gjigand i vdekur, koha e ringjalljes se te cilit mund te mos vinte asnjehere.

Me ane te ketij investimi eshte bere e mundur qe numri i te punesuarve ne vitin 2014 te ishte rreth 2000 punonjes shqiptare.

Nga ky investim ne keto 10 vite financat dhe agjensit shteterore te Shtetit Shqipetar kane perfituar rreth 500 milion USD direkt “cash”(230 million si pasoje e rentes minerare, 190 milion USD Albpetrolit ne formen e PEP&ASP dhe 80 milion USD si pasoje e takses carbon/qarkullimit, aksizes, taksa locale dhe ato te ardhurave personale). Perftimet e tjera lidhen me komunitetin, marja e tokave me qera, sherbimet nga nen-kontraktore vendas etj.

Nga ky investim viti 2014 eshte viti me prodhimin me te larte ne histroikun 80-vjecar te vendburimit te Patos-Marinzes dhe me i larti qe prej vitit 1980 ne Shqiperi, me rreth 1.2 milion tone te prodhuar.

Bankers ne vitin 2014 ze rreth 35% te investimeve te huaja direkte (FDI).

Ne gjykimin tim, 2014 eshte viti kur  industria e naftes eshte me fitimpruresja per financat e shtetit Shqipetar ne historine 90-vjecare te saj.

Bankers eshte krenar per cfare ka arritur ne keto 10 vite dhe shpreson e beson qe me investime te metejshme do te beje te mundur qe te dyfishoj prodhimin nga ky vendburim.

Mbetem ne dispozicionin tuaj per cdo paqartesi apo informacion me te detajuar.

Me respekt,

Leonidha (Loni) Çobo, PhD

VP & General Director

Bankers Petroleum Albania Ltd.

SHKARKO APP