Bankers Petroleum: Marrëveshja e aksioneve mbyllet në korrik

Bankers Petroleum Ltd. Njofton se plani i propozuar i marrëveshjes me filialet e korporatës Geo-Jade Petroleum ka marrë miratimin Ministror sipas Aktit Kanadez të Investimeve.

Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të mbetura të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej 2.20 Dollarë Kanadez për aksion.

Përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE).

Bankers parashikon marrjen e këtij miratimi në javët e ardhshme dhe mbyllja e marrëveshjes të ndodhë në Korrik, menjëherë pas miratimit. Pas përfundimit me sukses të Marrëveshjes aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos (“TSX”) dhe në Bursën e Londrës.

SHKARKO APP