“Bankers”: Transaksioni i shitjes shtyhet në 30 shtator 2016

“Bankers Petroleum” njofton se është finalizuar një shtyrje e transaksionit të shitjes së koorporatës tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në vazhdimësi të marrëveshjes që daton më 19 mars, 2016.

Konkretisht, marrëveshja parashikon që Geo-Jade do t’i blejë të gjitha aksionet e “Bankers” përmes degëve të saj me një çmim prej C$2.20.

“Përfundimi i transaksionit mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE). Afati i miratimit nga Republika Popullore e Kinës është shtyrë për në 30 shtator 2016.

Kundrejt kësaj shtyrje, Geo-Jade ka rënë dakord (që në 29 Korrik 2016, data e amendimit të marrëveshjes) se nëse SAFE nuk e miraton marrëveshjen deri më 30 Shtator, 2016 Bankers ka të drejtë të marrë US$ 20 Milionë si tarifë terminimi nëse Bankers vendos të mbyllë marrëveshjen si pasojë e mosmiratimit”, thuhet në një njoftim për shtyp të “Bankers”.

Ndërkohë, palët kanë rënë dakord për të shtyrë afatin e fundit për transaksionin deri në 31 tetor, 2016 për të patur kohën e nevojshme për ta mbyllur këtë proces, por në rrethana të caktuara ky afat mund të shkurtohet në 30 dhtator 2016.

Zyra e shtypit njofton më tej se me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e “Bankers” nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

SHKARKO APP