Banorët e amfiteatrit protestë para bashkisë

Transformimi i integruar i Durrësit përreth zonës historike të amfiteatrit vijon të kundërshtohet me forcë nga banorët e zonës. Banorët e zonës historike të Durrësit përreth amfiteatrit antik, vijojnë protestat e tyre në lidhje me projektin e parashikuar në këtë zonë që shpronëson dhe planifikon prishjen e disa dhjetëra banesave.

Kësaj radhe para bashkisë së Durrësit ata kanë kërkuar vëmendjen e institucioneve ndaj shqetësimeve të tyre, ndërsa kanë ndërmarrë edhe hapa ligjore për të kundërshtuar projektin si dhe vlerën e ulët të shpronësimeve.

14 familje kanë paraqitur sigurim padie, duke kërkuar pezullimin e projektit dhe marrjen në konsideratë të shqetësimeve të tyre përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?