Barazia në paga, “medalje bronzi” – WEF: Meshkuj-femra, Shqipëria në vend të 3-të në botë

Shqipëria është vendi i tretë në botë për barazinë në paga mes meshkujve dhe femrave, thotë Forumi Ekonomik Botëror, në raportin e fundit për hendekun gjinor.

Në këtë raport, vendi ynë u ngjit në tërësi me 24 pozicione, për t`u pozicionuar i 38-ti në rang global. Sa i përket barazisë në paga për të njëjtin pozicion pune, Forumi Ekonomik Botëror e radhit vendin tonë, pikërisht në vendin e tretë në nivel botëror, ndër 144 shtete të ndryshme. Në krahasim me një vit më parë, pozicioni mbetet i njëjtë, por me një rritje në pikëzim, nga 0.82 në 0.83 pikë, çka flet për një përmirësim në këtë drejtim.

Metodologjia që ka përdorur Forumi Ekonomik Botëror në përpilimin e këtij indeksi dhe për rrjedhojë edhe renditjes globale bazohet në formën e një ankete. Në renditjen globale,

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria në këtë drejtim lë pas shumë vende të zhvilluara të globit, edhe në aspektin e të drejtave civile dhe barazisë. Studime të ndryshme ilustrojnë një panoramë krejt të ndryshme sa i përket barazisë gjinore në vendin tonë, por thuajse të gjithë dalin në të njëjtat përfundime për barazinë në paga mes femrave dhe meshkujve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?