Barcelona ndahet me barazim me Atletico Madrid

Atletico Madrid ka arritur të prishë serinë e fitoreve të Barcelonës duke barazuar në stadiumin e saj të ri “Estadio Wanda Metropolitano”.

Të parët ishin vendasit të cilët dolën në avantazh me anë të Saul Niguez i cili shënoi në minutën e 21-të. 1-0 dhe kështu mbyllet pjesa e parë.

Ndërkohë në pjesën e dytë miqtë arritën të barazonin në minutën e 82-të falë Luis Suarezit.

Me këtë barazim Barcelona ndodhet në vendin e parë me 22 pikë ndërsa Atletico zbret në vendin e tretë me 16 pikë, një më pak se Reali i Madridit i cili fitoi sot ndaj Getafes me rezultatin 2-1.

SHKARKO APP