Bardhi dhe deputetë të PD takon drejtuesit e IRI dhe NDI: Partneriteti me SHBA, jetik për standardet demokratike në Shqipëri
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i shoqëruar nga deputetë të PD dhe kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilluan një takim me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI), Daniel Twining, dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Tamara Cofman Wittes.
Gjatë takimit, Bardhi theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët për Shqipërinë dhe partnerët amerikanë.
Sipas Bardhit, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetik për vendin, veçanërisht në përpjekjet për të sjellë standardet europiane në qeverisje dhe për të forcuar demokracinë.
Postimi i plotë
Kënaqësi takimi me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) z. Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) znj. Tamara Cofman Wittes.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët. Shqipëria e ka jetike partneritetin me SHBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet europiane në qeverisje.
IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite.
KOHA JONË SONDAZH


