Bardhi i përgjigjet Peleshit: Kushtetuesja shfuqizoi ndërhyrjet e PS, presim vendimin e zbardhur

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka kërkuar grupeve parlamentare që që brenda datës 3 prill 2026, të propozojmë ndryshime që vlerësojmë të nevojshme në Rregulloren e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka paraqitur paqartësinë e tij duke kërkuar sqarime se për çfarë procesi bëhet fjalë, nga kush është ndërmarrë dhe po kryhet ky proces vlerësimi dhe si ka lindur kjo nevojë.

Ai thekson se Kryetari i Kuvendit duhet të tregojë maturi institucionale, të mos pranojë të keqpërdoret dhe duhet të respektojë autoritetin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat duhet të kalojnë për vlerësim në Këshillin për Legjislacionin në Kuvendin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Çdo proces i njëanshëm për të ndryshuar rregullat e funksionimit demokratik të Kuvendit të Shqipërisë është minim i mundësisë së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit demokratik mes palëve politike në Kuvendin e Shqipërisë. Përsa më lart, mbetemi në pritje të sqarimit tuaj se për çfarë “procesi të vlerësimit të nevojave për ndërhyrje dhe përmirësime të Rregullores së Kuvendit” bëhet fjalë dhe kush e ka inicuar këtë proces, pa pritur vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për ne është thelbësore në një shoqëri demokratike respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Shprehim shqetësimin tonë të thellë për injorimin që ju si Kryetar Kuvendi, dhe mazhoranca parlamentare, i bëni vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,-thuhet në reagimin e Bardhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?