Bardhi ofendon deputeten e PS, reagon Balluku: Diferencën mes saj dhe sahanlëpirësve të Saliut e tregon qartë kjo video

Kiduina Zaka, deputete e PS-së, e pranishme sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, foli për të tjera për bullizimin online, dhe në krah kishte kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili edhe hodhi fjalë ofenduese.

”Ti je zëdhënëse e bandave, tani je e Belinda Ballukut”,-i tha Bardhi deputetes Zaka. Këtë moment e ka postuar edhe vetë zv/kryeministrja Balluku, ku shkruan se ”diferencën mes saj dhe sahanlëpirësve të Saliut e tregon qartë kjo video”.

Postimi i plotë nga Balluku

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është Kiduina Zaka, deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit dhe unë jam krenare që e kam kolege dhe akoma më krenare për vajzat e djemtë që në këtë mandat na janë bashkuar në formacionin e skuadrës tonë të deputetëve. Diferencën mes saj dhe sahanlëpirësve të Saliut, e tregon qartë kjo video.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?