Bardhi replikon me Ballën: Diversionet idiote nuk ndalin dot ndryshimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me Taulant Ballën.

Të vendosur dhe përballë në qarkun e Elbasanit, Bardhi i është përgjigjur Ballës duke i thënë se diversionet politike nuk e ndalin dot ndryshimin.

‘Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!’, shprehet Gazment Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?