Basha 4 km më këmbë në Njësinë 8, takon qytetarët: Taksa të ulëta për biznesin
Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar nga afër sot me qytetarë të Tiranës. Plot 4 km ka ecur më këmbë kreu i PD-së për të takuar banoret e njësisë 8 ku ka lindur.
“Taksa të ulëta për biznesin dhe vendosje e pulla fiskale për biznesin. Si premtim ndaj tyre, me ardhjen në krye të qeverisë nuk do lejoj taksidar t’u afrohet”, ka thënë Basha, i cili ka zhvilluar një sërë takimesh të befta me qytetarët e Tiranës, madje edhe ndërsa ata ishin në lokale duke pirë kafen e mëngjesit.
“Duke u takuar e folur me qytetarët e Tiranës për hallet dhe nevojat e tyre. Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve. Fitore”, shkruan Basha në “Facebook”.