Basha akuza Ramës nga Shkodra: Ke bërë diferencime krahinore në investime

Nga Shkodra, kryeopzitari Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për diferencime krahinore në investime dhe urrejtje patologjike për Veriun.

Basha tha se zotimet që bëri Rama për të ardhur në pushtet ishin të gjitha gënjeshtra dhe i vetmi plan i tij ishte të rriste taksat.

Edhe ato investime infrastrukturore që gjeti i la përgjysmë, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kishte 16 miliardë euro që i ka harxhuar, s’mendoi për të rininë e Shkodërës e Shqipërisë. E trajtoi me urrejtje patologjike e politike Shkdorën e gjithë Veriun”, u shpreh kreu i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në 25 qershor do marrë fund diskriminimi krahinor, unë do jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, nga Jugu në Veri”, premtoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?