Basha ‘braktis’ Republikën e Re – Foto dëshmi nga Devolli

Në këtë fushatë elektorale të Partisë Demokratike për zgjehdjet parlamentare bëri përshtypje logoja e përdorur nga demokratët.

Banderolat gjysëm të bardha dhe gjysëm të kuqe me mbishkrimin ‘Republika e Re’ ku mungonte ngjyra blu që masivisht karakterizonte mitingjet e mëparshme të PD ranë në sy tepër, madje u përfol se Basha ka braktisur modelin e  siglës së identifikon PD-në.

Por çfarë ndodhi sot? Në Devoll të Korçës ku Basha mban një fjalim elektoral, mungon ajo, ‘Republika e Re’.

Në banderolat sinjifikative të fushatës së Bashës që mezi i reklamoi nga qyteti në qytet, sot në këtë zonë juglindore, Basha u prezantua me mbishkrimin, “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurtë”.

Ndërkohë një ditë më parë në Divjakë, Basha e kishte me vete ‘Republikën e Re’ dhe sot papritmas e braktisi.

 

SHKARKO APP