Basha: Brenda 2 viteve hap rrugën e Arbrit, ose largohem si…

Në mitingun përmbyllës në Dibër kreu i demokrateve Lulzim Basha tha se Rama nuk ka asnjë plan ekonomik për vendin, por bën vetëm premtime të pambajtura.

Ai ju premtoi atyre se nëse bëhet kryeministër brenda dy viteve do të hapë tunelin e Arbrit, ose nëse nuk e realizon do të japë dorëheqjen.

“Kam ardhur në Dibër kur pushtetin e kishim ne dhe u kryen shumë punë por mbetën edhe shumë të tjera, por pengu im është Rruga e Arbrit. Si sot dy vjet do të ndodhin dy gjëra, ose do të hapim tunelin e Arbërit, ose unë jap dorëheqjen si kryeministër. Ka vetëm një të tretë, i pari Kalimashi, i dyti Krraba, i treti rruga e Arbërit dhe unë do ta përfundojë këtë”, tha Basha.

Kreu i PD-së, akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm në Dibër e për rrugën, Basha shtoi se “Rama asnjë lopatë të vetme nuk hodhi”.

“Si në gjithë Shqipërinë, por përkundrazi e zhyti Dibrën në varfëri të thellë. Iu hoqi mijëra vende pune, e ndali në vend që ta mbaronte rrugën e Arbrit. E mbani mend kur e premtoi përpara se të zgjidhej Shukriu, edhe para se të zgjidhej Muharremi, e premtoi edhe tani. Asnjë lopatë të vetme dhe nuk hodhi. Ky është Rama njeriu që premtoi por nuk mbajti premtimet. Rama nuk ka program, por bën premtime të pambajtura”,-tha Basha.

SHKARKO APP