Basha çel fushatën në Sarandë: Qeveria jonë në duart e qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka çelur fushatën elektorale në Sarandë. Në fjalën e tij, Basha bëri një ndasi të plotë mes filozofisë së të qeverisurit nga Rama dhe mënyrës së të qeverisurit nga Basha.

Sipas Bashës, Rama qeverisë duke bashkëpunuar me krimin, ndërsa PD me qytetarin.

“Ky është shtet i falimentuar, i shkatërruar. Pse kemi ardhur këtu? Sepse kemi shpresuar që demokracia duhet të punonte për ne, por toka u kthye në moçal. Mbaj mend në vogëlinë time një vjershë që thoshte: I bukur moçali, i bukur moçali… por ajo është toka e bukës që në vend të prodhonte fruta, drithëra, është zhytur në moçalin e politikanëve.  Ky njeri e ka humbur krejtësisht lidhjen me realitetin. Premtoi vende pune, ekonomi, mbështetje për fermerët, premtoi rend e siguri e mori Eskobarin në qeveri. E mbushi Shqipërinë me drogë” – Ky është bilanci i Edi Ramës”, tha Basha.

“Dje na paskësh thënë: Ekonomia po rritet, por populli nuk e kupton!!!. Ta marrim më shtruar, sepse me të shara nuk bëhet kjo punë: Sa prej jush janë futur në punë? Sa biznese janë hapur? Kush paguan fatura energjie më të ulëta? Keni pasur apo s’keni pasur punë këto 4 vite? E vërteta është krejt ndryshe. Edi Rama, ekonomia është krejt ndryshe, je ti katastrofë që ke humbur çdo lidhje me realitetin”, tha Basha.

SHKARKO APP