Basha dhe kolltuku tresh i bashkisë
Nga Ardit Rada
Kanë qenë të pakta rastet kur Bashkia e Tiranës është akuzuar nga mazhoranca e sotme në të katërt vitet e qeverisjes së Bashës. Mund të ketë qenë fat i këtij të fundit, apo nuk është marrë kurrë seriozisht nga e majta, kjo është një çështje që i përket politikës, aq saç është edhe fakti se akuzat ndaj tij nisën të derdhëshin lum pak para nisjes së fushatës dhe vazhdojnë çdo ditë e më të ndryshme.
Mediat të parat kanë nisur publikimin e një sërë dokumentesh dhe shifrash të çmenduar, që nuk është zor t’i sigurosh. Mjafton të hapësh portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të shohësh së Basha është kujtuar pikërisht 2 javë përpara se të lëvizë nga kolltuku tresh ku flinte gjumë, që të prokuronte plot 10 milionë dollarë për Ujësjellës-Kanalizimet Sh.A.
Ka qenë data 6 qershor e këtij viti kur Bashkisë i ra ndërmend burimi i Shën Mërisë. Me të njëjtin nxitim, Basha ka dhënë rreth 60 leje ndërtimi, si dhe po firmosen dita-ditës kontrata të premtuara ndaj bizneseve apo të detyruara nga dikush tjetër.
Politika shqiptare nuk duhet të ndjëk traditën se një funnksionar duke u larguar nga detyra e besuar do të shpëtojë nga ‘gjynahet’ duke i marrë ato me vete apo duke u groposur. Sot, mazhoranca jo vetëm që ka nisur denoncimet publike të punëve të pabëra të kryeqytetit, por edhe ato që janë bërë keq apo shumë keq.
E gjithë fjalia se ‘Basha nuk ka bërë asgjë, as mirë e as keq’, është pjesë e retorikës së zgjedhjeve.
E sigurt është së kreu i ri i Bashkisë, kushdo qoftë nga pesë kandidatët, nuk do ta mbajë përsipër barrën e lënë nga Basha. Përveç fazës së parë të qarjeve në publik se ‘kështu ma la, e kështu e gjeta’ mund të ketë dy vazhdime të ndryshme. Mund të nisë aunlimi i këtyre kontratave dhe tenderimeve (dhe në Shqipëri nuk është vështirë t’i gjesh tenderit një kleçkë), por mund edhe të bëhet një sy qorr e një vesh shurdh dhe të gjendet gjuha e përbashkët me fituesit e Bashës.
Megjithatë, përse ky nxitim i Bashës për të prokuruar çdo qindarkë të fondeve të bashkisë? Përgjigjet janë ato që i dimë të gjithë dhe nuk kam ndërmend t’i përsëris pa më premtuar kryebashkiaku i ri se kolltukun tresh do ta heqë nga zyra.
javanews.al