Basha: Ditën e diel pres një fitore të thellë. Emocioni njerëzor që kam marrë shumë i madh
Kryetari i opozitës dhe kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, i ftuar në A-Shoë përballë gazetarit Adi Krasta, rrëfeu në fillim të intervistës të gjithë entuziazmin që ka prekur gjatë turit të tij në Shqipëri, ku pret që ditën e diel të përkthehet në një fitore të thellë.
“Çdo takim më mbush me emocione. Ka takime që më bëjnë të ndihem poetik madje. Në vençanti gjatë turit që pata ditën e shtunë nga Saranda në Tropojë, nga skaji më jugor në skajin më verior të Shqipërisë, ka pasur takime në shi, në mëngjes, në darkë, i fundit ishte afër mesnatës, i Kurbinit, i Levanit, i Mirditës, ku vëshirësia ishte të kontrolloja emocionin, dhe gjithë fluksin e mendimeve, të mbushjes që më jepte entuziazmi, me gëzim për shpresën dhe atë që pres të ndodhë ditën e diel, që është përkthimi i gjithë entuziazmit për një fitore të thellë.
Fitorja jonë do të jetë e thellë dhe kur them e jona nuk e kam parash vetëm për Partinë Demokratike, koalicionin tonë, aleancën tonë, kam parasysh një bashkim që dukshëm dhe publikisht jo fshehtazi i ka kaluar kufijtë tanë. Socialistë, hierarkik socialistë që i kam pritur në zyrën time, socialistë të thjeshtë që i takoj me kartat e Partisë Socialiste. Këtu çalon zbatimi i ligjeve, pra, dita për t’u përgjigjur para ligjit do të vijë por mendoni se çfarë e shtyn një njeri të shkojë në këtë ekstrem, e shtyn vetëm frika nga humbja.
Pёr 8 vite këtu ёshtё shkatërruar çdo kontroll dhe balancë. Sfida e parё dhe kryesore qё nё do tё tejkalojmë, qё unё do ta bёj realitet pa tё cilën nuk mund tё shkojmë drejt Europës, pa tё cilën nuk mund tё garantojmë ato qё na sjell Europa, subvencione, ndihmë pёr studentët, investime tё huaja qё hapin vende pune qё rrisin pagat, ёshtё rikthimi tek institucionalizimi i Republikës.”, theksoi Lulzim Basha.