“Basha do të bëhet ministër i jashtëm i qeverisë Rama”

Ben Blushi është shprehur i bindur për një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve.

Në studion e “Të pa ekzpozuarit”, Blushi ka komentuar deklaratën e Bashës në takimet e tij elektorale i cili u shpreh se “do të takohet me Trump dhe do t’i thotë që fermerët shqiptarët mbështesin politikat e tij”.

Blushi u shpreh se deklarata të tilla vijnë për arsye se Basha dëshiron të bëhet ministër i jashtëm i qeverisë Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se Basha dhe Meta po luftojnë për të qenë parti e dytë, të cilët e kanë pranuar Ramën si kryeministër dhe po luftojnë për postin e ministrit të jashtëm dhe zv. kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I bindur se do bëhët ministër i jashtëm i Ramës, prandaj bëjnë deklarata të tilla. Basha dhe Meta po luftojnë për të qenë parti e dytë. Ata kanë pranuar Ramën si kryeministër dhe po luftojnë për postin e e ministrit të jashtëm dhe zv. kryeministrit”, tha Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?