Basha flet “troç” për koalicion me PS, ja çfarë thotë për…
Fushata elektorale po shkon drejt fundit por partitë kanë kohë edhe disa ditë para 25 qershor, ditë kur Shqiptarët me votë të lirë do të vendosin për qeverisjen e ardhshme.
Në kuadër të takimeve, kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur në Peqin. Nga aty, kreu i PD-së me banorët theksoi dhe hodhi poshtë aludimet për koalicion me PS-në, pas zgjedhjeve. “S’ka marrëveshje me zullumin. Kam plan ekonomik që ndez ekonominë, sjell punë, prodhim, mirëqënie”,-u shpreh Basha.
Gjatë takimit me banorë të Peqinit, kreu i PD-së shtoi se s’do të ketë marrëveshje me “Republikën e vjetër”.
“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. E keni parë që thotë: Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Tani, nga mëngjesi deri në darkë Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim, nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha.
Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij, ku tha se do të vendos pullë dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në Prokurori.
“Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione, as për pllaka, as për palma, por te brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha Basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.