Basha “i kërkon nder” shitësit: Lojën anti-stres ruaje për Ramën, do t’i duhet më 26 qershor
Lajme E Shtunë, 29 Maj 2021 18:55
E duke bërë batutë me pronarin e një dyqani, Basha i tha atij të ruajë një instrument loje për t’ia dhënë kryeministrit Rama pas 26 qershorit, si anti-stres.
Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, por “një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit”.