Basha i përgjigjet Ramës me video për “KÇK-në”: Kur mashtron gjithë kohës, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën

Kreu i Partisë Demokratikie, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot nga foltorja e Kuvendit, teksa tha mes të tjerash se opozita është mbështetja më e madhe e KÇK-së.

Basha publikon një video në “facebook”, ku shfaqen disa prej figurave të PS, që janë subjekt i drejtësisë apo ligjit të Dekriminalizimit, siç janë Elvis Rroshi, Mark Frroku, Saimir Tahiri, etj.

“Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë?”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?