Basha ironi me Ramën nga Vlora: Do timon pa motor në kurrizin e të varfërve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Vlorë. Gjatë ecjes nëpër qytet ai ka takuar dhjetëra pensionistë vlonjatë të pakënaqur me qeverinë.

Basha takoi dhjetëra pensionistë, gjate ecjes, të gjithë të pakënaqur.

“Nuk na del pensioni”, janë shprehur disa prej tyre. Të tjerët kanë treguar se “nuk shkojmë dot në treg, nuk blejmë dot. As dritat nuk i përballojmë, as ilaçet”.

Gjatë takimeve, kreu i PD-së u ka shpjeguar se plani i tij parashikon rritjen e pensionit, ç’ka do të thotë rritje e konsumit, që çon në rritje ekonomike.

“Pjesët e planit janë të lidhura me njëra-tjetrën”, është shprehur Basha. Ai u tha pensionistëve se vota për numrin 6 është votë për rritjen e pensionit.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i PD-së është shprehur se ‘duhet të rrezojmë qeverinë e vjetër të politikanëve, për ti hapur rrugën republikës së njerëzve’.

basha lezhe
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ndalesën e radhës në kuadër të fushatës elektorale e ka pasur në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, Basha nuk kurseu sulmet për rivalin e tij politik, Edi Ramën, ndërsa tha se për 4 vite nuk mbajti asnjë premtim. Me ironi, lideri i PD-së kujtoi shprehjen tashmë shumë të përdorur nga PS dhe LSI, për makinën me një timon. Basha tha se duan timon, por ai s’ka motor.

“E premtja duhej ta gjente këtë qytet plot me turiste por gjate ecjes pame pensioniste qe nuk mund te paguanin një kafe studente qe endeshin pa një vend pune. Deputeti i pare Vlorës vjen dhe bën premtime te reja te barasvlershme me te para 4 viteve. 250m2 shesh ka kushtuar këtu 1 milionë euro. Paratë e energjisë dhe faturave te rritura nuk i ka harxhuar për prioritetet e vlonjateve. Ka harxhuar 350mln euro për zyrat e shtetit. Mund te ishin dyfishuar pensionet per dy vjet me ato leke, mund te ishin subvencionuar fermerët mund te kishim çmimin e naftës te ulet. Ne kemi nje plan ekonomik te hartuar nga expertet me te mire europian, te ngjashem me ate qe po aplikon sot presdienti trump ne shba me ulje taksash me investime ne infrastrukture. Palmat dhe lungomare jane treguesi i verte. 4 vjet e beri lemsh vloren dhe te pajetueshme per njerezit e aq me pak per turistet. Timon pa motor, lodër si ai i fëmijëve me te cilin luan ne kurrizin tuaj, te familjareve tuaj, te fëmijëve tuaj. Konsumi nuk mund te rritet kur paratë behën palma, kur paratë qe i jep një familjeje me ndihme ekonomike ia merr me dorën tjetër. Kam dhënë garanci se pas datës 26 Shqipëria do ndihmoje ne kualifikim e forcës punëtore dhe rinise. Bankat s’mund te kreditojnë kur 56% duan te largohen. Me uljen e taksave dhe TVSH injektohen miliona euro ne xhepat e shqiptareve për t’u shpenzuar. Turizmi kërkon vëmendje te veçante. Mikpritja nuk mungon. Si mund te vijnë turistet ne nje vend kur ska infrastrukture kur s’ka ujë kur rrugët janë te mbushura me te papune. Ska patur asnjehere plan per vloren por ka patur plan per veten e tij. Lungomarja eshte plani i tij. Ne do bejme by-passin, aeroportin e jugut.”, tha Basha.
vijon…

SHKARKO APP