Basha: Koha e Ramës mbaroi, në Shkodër PD fiton 8 mandate

Nga mbledhja e kryesisë së PD në Shkodër, në orët e vona të së shtunës, kreu Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Rama e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë pasi ora e tij ka mbaruar.

Sipas Bashës, kandidatët e PD-së po punojnë maksimalisht për shpartallimin total të Republikës së Vjetër dhe fitoren të padiskutueshme të Partisë Demokratike.

“Edi Rama nuk ka mbyllur vetëm fushatën nga Shkodra, por ka mbyllur kapitullin njëherë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Ora e tij ka mbaruar. Deputetët dhe shtabi i Shkodrës është në terren për fitoren e padiskutueshme të PD dhe shpartallimin total të Republikës së Vjetër”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryedemokrati ka bërë të ditur se Partia Demokratike në këtë qark lufton për 8 mandate. Ai ka kërkuar angazhim maksimal të demokratëve për një rezultat bindës në 25 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?