Basha: Më mirë hidheni votën në Drin se t’ia jepni PDIU që ka hyrë me kokë në qypin e turshive

DIBËR- Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur ashpër ndaj  partive të vogla. Në një takim me emigrantët Basha iu ka sugjeruar atyre që më mirë ta hedhin votën në lumin Drin i Zi se t’ia japin PDIU-së.

“Këtë do vazhdoni, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvatin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata që iu besojnë, më mirë hidhini në Drin të Zi votat se me ua dhënë këtyre. Të paktën në Drin do e hajë ndonjë peshk i vogël, kurse kështu dreqi do e hajë votën. Asnjë votë për partitë e tjera”, theksoi Basha.

Ai u ka kërkuar dibranëve ta besojnë për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke folur për planin ekonomik të PD. “Do i besopni këtyre apo do merrni Dibrën në dorë, fatin në dorë. Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?